Kanë kaluar pothuajse nëntë muaj nga shuplaka famëkeqe dhe karriera e Smith ende po ndjen pasojat. “Emancipation”, projekti dhe filmi i fundit i Smith që ai e ka konsideruar si veçanërisht “të dashur” për të, nuk ka përfunduar ashtu siç ai shpresonte. Në fakt, ka qenë krejtësisht e kundërta.
“Emancipation” u shpërfill nga Golden Globes 2023 si dhe fitimi nga filmi është shumë modest. Deri më tani, drama e skllavërisë, e cila kushtoi 120 milionë dollarë, ka fituar mesatarisht vetëm 3 mijë dollarë.
Aktori 54-vjeçar kishte shpresa se imazhi i tij do të ishte përmirësuar mjaftueshëm që filmi të kishte sukses, por për fat të keq u përball me një dështim.