Një foshnjë rreth 2-muajshe është gjetur e braktisur në një lagje të Golemit. Ka qenë një kalimtar i rastit që ka pikasur foshnjën. Fatmirësisht foshnja (vajzë) është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, burime zyrtare bënë me dije se është identifikuar dhe nëna e fëmijës së mitur.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases D. S., 22 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ditën e djeshme, në plazhin e Golemit, ka braktisur foshnjen e saj.
Foshnja është dërguar në spitalin e Durrësit, në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.