‘Golf 4’-a bëhet si ‘Smart’, ndërsa ‘Mercedes GLA’ përfundon në arë! Pamjet nga aksidenti i frikshëm në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër. Një aksident me 4 të plagosur ka ndodhur gjatë mesditës në aksin Shkodër-Koplik.

Ndërkohë bëhet e ditur se  personi i cili ishte në gjendje më të rëndë, ka ndëruar jetë në spital. Ai është Durim Lushaj, pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”. Makinat e përfshira në aksident janë shkatërruar thuajse totalisht nga goditja e cila ka rezultuar shumë e madhe.

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak  

Rreth orës 11:10, në unazën e qytetit të Koplikut, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Rrashkullaj, Malësi e Madhe, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin  L. B., 40 vjeç. 

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”  shtetasi D. L., rreth 45 vjeç dhe janë plagosur shtetasit L. B. (drejtuesi) dhe E. Sh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.  

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vetëm të dielën u regjistruan 3 aksidente të rënda. Një 33-vjeçar ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e mjetit në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Një tjetër viktimë u shënua pas një aksidenti në aksin Qafë Thanë-Librazhd, ku drejtuesi i një furgoni ndërroi jetë pas përplasjes me një minibus. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe katër persona. Pasdite, autostrada Tiranë-Durrës u bllokua pas një aksidenti ku ishin përfshirë 7 automjete. Fatmirësisht nuk pati viktima dhe të plagosur, por për disa orë rruga u bllokua plotësisht.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *