Shtetasi me inicialet L.C. ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Golf” që po drejtonte dhe ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në njësinë administrative Shupenzë, në Bulqizë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar shtetasi me inicialet A.M, këmbësor. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit