Gjatë “Euro 2020” u shënuan shumë gola të bukur. UEFA hapi dje votimin për të përzgjedhur më të bukurin dhe me 800 mijë vota e fitoi ai i Patrick Schick.
Sulmuesi i Republikës Çeke, realizoi një super-gol kundër Skocisë në ndeshjen e parë në grupe mes këtyre skuadrave.
Schick tentoi me një gjuajtjeje të kalibruar nga 50 metra, duke parë edhe daljen e portierit dhe duke shënuar një gol që do të mbahet mend gjatë.
/Priza.al/