Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Malësinë e Madhe. Gjatë fjalës së tij, ai ftoi kryeministrin Rama në debat, por edhe rivalin socialist të kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, Isa Ramaj që të përballen.
Berisha listoi të gjitha ofendimet që kryeministri Rama ka përdorur gjatë fushatës. Ai u bëri thirrje qytetarëve, që më 14 maj të votojnë ndryshimin. “Këto ditë dhe orë që na ndajnë le ti shndërrojmë në festën e fitores. Të bashkuar sic jemi të bëjmë gjithçka për të nxjerrë cdo qytetar që të shkojë në votime”.
Berisha: “Tonin, nëse ndihesh se përfaqëson ndonjë gjë hajde në debat me Isa Ramajn, por nuk vjen dot. Nuk mundet, nuk e len as Edi Rama. Edhe unë e kam ftuar atë. Urdhëro të dalim në shesh, kemi qeverisur dhe tu themi shqiptarëve çdo pyetje që bëjnë qytetaret
Ai ka zgjedhur të kalojë nga sheshi në shesh me një tog fjalës të turpshme, jo gomari, jo çakalli, zorra qore, nuk kam motër se je çuni i mirë…etj
Po ti duhet të jepesh llogari çfarë ke bërë dhe çfarë do bësh.
Me injorancë absolute përpiqet të përcjellë përçarje. I them Edi Ramës, je një copë injoranti që ke shok vetëm veten tënde.
Lexo pak Para se të vish të përmendësh ndasitë këtu…lerë pastaj kur thotë kam 3 besime në një familje. Me thënë të drejtën s’kanë ndërmend të të ndjekin ty shqiptarët me 5 martesa, janë mirë me një. Më vjen keq që e them, por s’mund ta le pa thene. Kam këtë kam këta, dihet si i ke, se po të hyj më tutje ja nxjerr më keq.”