“Gomari shkrimtar”, “Dyrdyli nxorri preshin nga” Përplasen keq Tritan Shehu dhe Agron Gjekmarkaj (Replikat)

Tritan Shehu dhe Agron Gjekmarkaj dy deputetët e PD kanë shkembyer replika midis njëri-tjetrit pasi ky i fundit ka ironizuar fitoren e Sali Berishës teksa ka thumbuar Shehun dhe Albana Vokshin duke i cilësuar ata si “zgalemet e epokës së re”

““Revolucioni që marshon”, po jep sihariqe !

Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen.

Bana dhe Tritua janë zgalemet e epokës së re. Tirania po dridhet anëembanë !”, shkruante Agron Gjekmarkaj në Facebook.

REPLIKA

Por Tritan Shehu ka zgjedhur ti përgjigjet po në Facebook, Agron Gjekmarkajt të cilin e ka quajtur si “Gomari shkrimtar” dhe profesorin e vetëshpllaur.

““Gomari shkrimtar”, nje inkurajim per „profesorin“ e vete shpallur Gjekmarkaj!

E inkurajoj te vazhdoj te shkruaj te tilla „bejte“, se ndoshta ndonje dite keshtu mund te kuptoje realitetin e tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk e arriti kurre, ndersa si deputet nuk me duket shpresdhenes, jo vetem per mungesen e plote te etikes. ”, thekson Shehu.

Më tej në postimin e tij, Tritan Shehu shkruan se; “Ne lidhje me vendosjen e emrit tim te deformuar neper ato, desheroj t’i them se nuk me shqeteson aspak me ato zhurma “bresherie mitralozi” qe publikon edhe ne adresen time, njelloj si tingujt qe nxirte “Gomari shkrimtar”!

Perkundrazi me zbavisin shume, duke kuptuar deri ku mund te arrije pa aftesia dhe mendje ngushtesia per te shkruar e dikujt, qe kerkon te paraqitet si shkrues!

E gjithe kjo me kujton favolen “Gomari shkrimtar” te Jutta Person.

Pra e inkurajoj te vazhdoj te shkruaj, sa me shume te tilla “bejte”….

Vetem dicka, por kjo eshte ceshtje e tij….

Keshtu vecse ve gjthmone dhe me shume ne pah problemet qe qendrojne brenda tij, gje qe “Gomari shkrimtar” nuk arriti kurre t’i kuptonte.

Sidoqofte le te shpresojme se Agroni do t’ja arrije nje dite se paku kesaj!

Dhe per ta ndihmur po i bashkengjis favolen “Gomari shkrimtar!”.
PËRGJIGJA E DYTË

Por Agron Gjekmarkaj nuk e ka lënë pa përgjigje, teksa e quan Tritan Shehun si “dyrdyli që ka nxjerr preshin nga “shishja”.  Në postimin e tij, deputeti i PD thekson se: “ Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga “shishja” për ta përdorur atë si pendë që jep shpresë për të ardhmen. E paska lënduar “plagën” së dyti, një heroizem që ai e bën për Doktorin e vertetë herë pas here.  Të dy bashkë po e udheheqin “revolucionin” drejt fitores, drejt së nesërmes”.

Për t’i dëftuar trimëri Doktorit e për të shqiptuar fjalën euro nuk i merret goja  qerratait !!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *