Gomonia e fshehur brenda kamionit me jonxhë, ne pranga dy persona

Një gomone e fshehur brenda një kamioni është gjetur mesditën e sotme në Babicë të Vlorës.

Gomonia ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me jonxhë parkuar në një fermë të fshatit.

Policia njofton se lidhur me rastin pas verifikimeve të kryera janë arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për trafikim të mjeteve motorike.

Gomonia dyshohet se do të përdorej për trafik, ndërsa është sekuestruar edhe një eskavator.

Është ndaluar ndërkohë pronari i objektit ku fshihej gomonia që dyshohej se do të kryhej trafik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *