Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe Drejtori i Drejtorisë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe kanë vizituar qendrën e re të kontrollit të mjeteve në qytetin e Vlorës.
Drejtori i DPSHTR Blendi Gonxhe deklaroi se qendra e re është moderne dhe bën kontrolle me cilësi të lartë për të ofruar garanci më shumë në rrugë për qytetarët.
“Është një nga qendrat më të mëdha që na ka marrë volumin më të madh të punës, pasi kemi ndërhyrë në të gjithë strukturën e saj. Kemi bërë një investim si në BE, dhe nuk kemi rritur kostot. Por kemi menduar edhe për qytetarët për të cilën me automjetet e reja, të cilat iu bëhet kontrollet në tre vite, ndërsa civilëve iu bëhet njëherë në 2 vite, kundrejt një viti që ishte më parë. Dhe kjo kërkon që të kemi një cilësi të lartë dhe monitorim dhe ketë përgjegjshmëri më të lartë, në mënyrë që garantohet siguria në rrugë. Kemi konstatuar që më parë ka pasur shifra fiktive, pasi ne kemi parë mjete që nuk kanë pasur 15 vite pa iu kryer shërbime”, tha Gonxhe.
Ndërsa Balluku tha që 30% e automjeteve nuk e kanë kaluar kolaudimin.
“Në 330 mijë mjete, nuk e kanë kaluar kolaudimin 98 mijë, pra rreth 30% të automjeteve”, deklaroi Balluku.
Gjithashtu Goxhe tha se BE ka probleme me kontrollet e mjeteve.
Goxhe: BE po përballet me disa probleme, pasi Rumania ka 8 milion mjete, 3 milion i ka jashtë kontrollit teknik. Spanja ka 40% te flotës së mjeteve jashtë kontrollit teknik, ndërsa Greqia ka probleme, pasi nga 1 milion mjete, vetëm 11 mjete nuk kanë kaluar kontrollet. Pra ne jemi në nivel të lartë, për të garantuar më shumë siguri në rrugë.