“Gonxhe, ushtar i Ramës”, Berisha: Dyfishimi i çmimit të patentës, pasojë e një qeverisjeje kriminale

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me dyfishimin e çmimit të patentës në Shqipëri, duke thënë se vendi ynë kryeson në renditjen për çmimet më të larta në rajon.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha e ka cilësuar Bledi Gonxhajn, drejtorin Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, si ushtar të kryeministrit Edi Rama. Më tej ai shton se ky vendim vjen si pasojë e një qeverisjeje kriminale, anti-shqiptare, që vetëm vjedh.

“Gonxhe dyfishon çmimin e patentave! Patenta në Shqipëri me koston më të lartë në rajon!
Te dashur miq, qeveria nuk ka të ndalur me abuzimet dhe babëzinë që ka, për të vjedhur çdo qindarkë të shqiptarëve. Blendi Gonxhe, ushtari i bindur i Ramës, ka dyfishuar çmimi e patentave.
Shqipëria renditet e fundit në rajon për rrogat, ndërkohë që kryeson në renditjen për çmimet më të larta. Kjo vjen si pasojë e një qeverisjeje kriminale, anti-shqiptare, që vjedh, vjedh dhe vetem vjedh, dhe që po mjeron e përze shqiptarët nga vendi. Këta hajdutë meritojnë përgjigjen më të ashpër për padrejtësitë që po i bëjnë Shqipërisë”, shkruan Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *