Google ka prezantuar dy instrumente të reja për të lejuar personat me aftësi të kufizuara të përdorin smartphone-in, atë me fytyrë dhe me sy. Ndryshimet janë rezultat i një aplikacioni android të quajtur “Project Activate” i cili ju lejon të përdorni një seri gjestesh të fytyrës për të filluar një veprim me telefonin tuaj, për të dërguar një tekst ose për të bërë një telefonatë.
Një veçori e re e quajtur ”Camera Sëitch” do të lejojë të navigoni në ndërfaqen android me fytyrën tuaj. Çdo ditë, njerëzit përdorin komanda zanore si “Hey Google” ose duart e tyre për telefonat, por kjo nuk është gjithmonë e mundur për njerëzit me aftësi të kufizuara të rënda motorike dhe gjuhësore.
”Për ta bërë aplikacionin më të arritshëm për të gjithë , ne po paraqesim mjete të reja që e bëjnë më të lehtë kontrollin e telefonit dhe komunikimin përmes gjesteve të fytyrës”, theksoi kompania.
/Priza.al/