Google uron Ditën Ndërkombëtare të Gruas përmes një “doodle” shumë interesant

Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila është vendosur të festohet çdo vit më 8 Mars, nderohet nga Google me ‘doodle-in’ e sotëm. Ky ‘doodle’ i veçantë i dedikohet të gjitha grave, të cilat mbështesin njëra-tjetrën në të gjitha aspektet e jetës.

Google fokusohet vetëm në disa nga fushat e shumta në të cilat gratë në mbarë botën po mbështesin njëra-tjetrën për të avancuar dhe përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Skica e saj tregon gra që mblidhen për të drejtat e tyre, gra që kujdesen për fëmijët e tyre dhe gra të tjera që eksplorojnë.

Nëse prekni skicën, do të shihni flamujt e festave që lëvizin në ekranin tuaj.

https://www.youtube.com/watch?v=1bvdVhlUUKI

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *