Gota e ujit pihet para apo mbas kafesë? Zgjidhet dilema

Ujë para apo pas kafesë? Kjo është dilema të cilën duam ta sqarojmë. Sipas traditës në pjesën më të madhe të bareve, filxhani i kafes, shoqërohet nga një gotë ujë. Themi në shumicën e rasteve sepse disa vende ende nuk e kuptojnë rëndësinë e binomit kafe+ujë.

Për ta bërë të shkurtër, përgjigja e saktë është, PARA: gota e ujit duhet pirë para kafesë, për ta shijuar në maksimum aromën, në mënyrë që të pastrojmë gjuhën nga mbetje që mund të ndikojnë në perceptimin e shijes.

E vërteta është që nuk tingëllon aq absurde ta pish dhe mbas. Do t’ju ketë ndodhur që të kaploheni nga një vapë dhe etje e madhe mbas kafes. Nëse kjo ndodh do të thotë që kafja është përgatitur me kokrra jo shumë të pjekura, të cilat ndikojnë në tharjen e gojës. Në këtë rast si shumë situata në jetë, secili bën atë që do.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *