Jugu nuk ndalet së qenuri kryefjala për ngjarje të pazakonta. Çmimet e kripura nuk janë i vetmi element që po largon pushuesit nga jugu por edhe sjellja agresive e pronareve të bizneseve.
Një qytetarë ka shprehur shqetësimin e tij për një ngjarje aspak të këndëshme që i ka ndodhur në Orikum. “Pronari”që pretendonte pronësinë e rrugës i ka shpuar gomën e makinës.
Fatmir Gjoni me anë të një postimi në facebook ka treguar se për respekt të një mikut të tij shkuan të drekonin tek një restorant peshku në Orikum.
Qytetari ka parkuar diku anash rrugës dhe pak minuta pasi kishte hyrë brenda në restorant një vendas i ka thënë që të largonte mjetin edhe pse në fakt rruga nuk kishte asnjë tabelë që tregonte se vendi ishte privat pasi debatoi me “pronarin” e rrugës ai u kthye për nga restoranti. Një suprizë e jo e këndshme do e priste pasi u kthye tek mjeti i tij.
Mjetit të tij i kishin shpuar gomat. Fatmiri sqaron se ishte njohës i mirë i zonës dhe ka zgjidhur privatisht rastin, por më pas ka lajmëruar edhe policinë, që asnjë turist tjetër mos përballet më me situata kaq të turpshme dhe të pa këndëshme për turizmin .