Brian Syzo është i dyshuari kryesor për ngjarjen e ndodhur në Pogradec mëngjesin e sotëm. Në automjetet e Eris Çekanit, u dyshua se ishte vendosur tritol, por që më vonë u konstatua se bëhej fjalë për GPS.
Ka qenë vetë Çekani që ka lajmëruar autoritetet pasi në dy makina ka vënë re pajisje të çuditshme dhe ka menduar se bëhet fjalë për lëndë plasëse.
Me mbërritjen e forcave xheniere, është konstatuar se bëhej fjalë për GPS. Çekani ka thënë se makinat i jep me qira dhe se për të mbetet mister motivi për vendosjen e GPS, por shton se ngjarja mund të jetë porositur nga një grup personash duke akuzuar me emra konkretë vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka.
Ai është shprehur me këta persona ka një konflikt të hapur prej disa kohësh dhe janë të vetmit për të cilit ka dyshime.