Një grup kriminal është goditur në Greqi, pasi grabisnin statuja me vlerë historike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se pjesë e grupit ishte edhe një grua shqiptare. Statujat që grabisnin ishin me vlera historike si edhe artistike, përkatësisht statuja si ato të Eleftherios Venizelos, heroit Delvois, Philidas, Sinopoulos, Stelios Kazantzidis.
Banda njihej për grabitje, heqje të sendeve me vlerë të ekspozuara në ambiente publike si edhe njihej për shkelje të ligjit për armët.