Grabisnin turistët në itali, arrestohen 4 shqiptarë dhe 1 serb!

Banda e formuar nga një serb dhe katër shqiptarë me banim në Modena, janë arrestuar në flagrancë nga policia në Rimini, disa minuta pasi kishin bërë një grabitje në rrugën Ceccarini.

Banda e specializuar në vjedhje dhe grabitje, përbëhej nga 5 të rinjë përshirë  të mitur, dhe dyshohet se ata kanë qenë të përfshirë edhe në grabitje të tjera të ndodhura ditët e fundit. Këtë herë `babygang`, nuk ka mundur të shpëojë.

Alarmin e kanë dhënë një grup turistësh nga Bolonja, të grabitur nga grupi kriminal: djemtë u bllokuan dhe u rrethuan nga banda ndërsa po udhëtonin përgjatë bregdetit të Republikës me biçikletë, dhe pasi I kishin shtyrë, rrahur dhe kërcënuar ata u dhanë sulmuesve të tyre para dhe një smartphone. Ata thirrën menjëherë policinë të cilët arritën të gjenin dhe bllokonin bandën brenda pak minutash.

Brenda cantave të grabitësve (të gjithë me precedentë), gjendeshin sendet që sapo kishin vjedhur si dhe mjetet e e nevojshme për këtë akt. Paratë dhe celulari u kthyen tek pronarët e tyre, ndërsa pesë grabitësit u arrestuan. Ata që kishin mbushur moshën 18 vjec përfunduan në burg, ndërsa tre të miturit në komunitet. Anëtarët e bandës janë të gjithë banorë në Modena dhe nuk ishte hera e parë që ata kaluan fundjavën në Riccione për grabitje dhe vjedhje ndaj moshatarëve të tyre.

/Burimi Il Resto del Carlino/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *