Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi vidhte materiale metalike.
Shtetasi me iniciale D.D., akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. D., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lagjen nr. 9, Korçë, sende dhe materiale metalike, të cilat do t’i tregtonte për skrap.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.