Grabitën 47 apartamente, arrestohen 4 shqiptarë dhe 1 ish-polic italian

Karabinierët në Lecco, Itali, arrestuan 5 hajdutë të cilët dyshohet se kanë grabitur të paktën 47 apartamente.  Në pranga përfunduan një shtetas italian si dhe 4 shtetas shqiptarë. Sipas hetuesve ata kanë bërë grabitje midis provincave të Lecco, Bergamo, Como dhe Monza.

Bastisja ndodhi gjatë natës: më shumë se 40 ushtarë morën pjesë në operacion, i cili është ende në progres. Informacionet e deri tanishme bëjnë e dije se shtetasi italiani i rënë në pranga ka qenë një ish-polic, 56-vjecar. Ai ka qenë i arrestuar edhe m ëparë pasi u zbulua se i jepte të burgosurve celular si dhe lëndë narkotike. Pasi kishte ngelur i pa punë kishte marrë ndihmë sociale nga shteti.  Ndërsa për sa i përket 4 shqiptarëve ende nuk ka informacion rreth identitetit të tyre. Ata janë arrestuar në Verona ndërsa ishin rrugës për të kaluar kufirin dhe të shkonin drejt Shqipërisë. Gjithashtu 3 bashkëpunëtorë të tjerë janë denoncuar: një burrë dhe një grua shqiptare si dhe një shtetase rumune.  Mendohet se gjatë grabitjeve ato kanë mbledhur rreth 100 mije euro.

Hetimet kanë zgjatur disa muaj, me ndjekje, dhe duke parë qindra orë filmime të marra nga kamerat e sistemeve të mbikëqyrjes. Falë të gjithë elementëve të mbledhur, karabinierët morën një urdhër paraburgimi ndaj 5 të arrestuarve. Ata gjenden ne burgun e Veronës dhe të Bergamo-s në pritje për tu marrë në pyetje.

Grabitja e shtëpisë së Kryebashkiakut

Midis 40 grabitjeve dyshohet se përfshihet edhe ajo e shtëpisë së Kryebashkiakut të Merate, Massimo Panzeri. Ishte data 31 dhjetor kur kreu i bashkisë kapi në flagrancë 2 hajdutë të cilët po tentonin të vidhni banesën e tij.  Panzeri nuk priti forcat policore dhe tentoi ti ndalonte grabitësit. Por këto të fundit reaguan keq duke e fyer në mënyrë të rëndë dhe duke e kërcënuar me jetë në rast se nuk do të largohej. Edhe pasi kryebashkiaku është larguar ata e kanë ndjekur, për ti dhënë sinjalin se nuk po bëjnë shaka.

/Burimi Il Giorno Lecco/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *