Grabitën 7 milionë lekë në një lokal, hajdutët përdorën 13-vjeçarin!

Dy djem ranë në prangat e policisë së Tiranës pasi kishin përdorur një të mitur për të kryer vjedhje në një lokal gjatë natës së mbrëmshme.

Burimet e policisë bëjnë me dije se shuma e grabitur është rreth 7 milionë lekë të vjetra.

Kanë qenë efektivët në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në kryeqytet që bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve Endi Hima, 23 vjeç dhe Besim Hasanaj, 33 vjeç.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit E. H dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. H., 23 vjeç dhe B. H., 33 vjeç, pasi kanë përvetësuar një shumë parash prej 700.000 lekë të rinj, të vjedhur nga një shtetas i mitur 13-vjeçar, gjatë natës në një lokal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. H., iu gjet dhe iu sekuestrua një pashaportë, një leje drejtimi dhe një kart identiteti të dyshuar të falsifikuara.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të banesave së shtetasit E. H dhe 13-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan një pjesë të shumës të parave të vjedhur.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *