Grabitën banesën duke marrë shuma të mëdha parash, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

 Një banesë është grabitur në qytetin e Shkodrës. Mësohet se dy të rinj janë futur brenda dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme lekësh.

Policia ka arritur të bëjë arrestimin e tyre në flagrancë. Të arrestuarit janë A.D 17-vjeç dhe I.D, 22 vjeç të cilët kanë grabitur shtëpinë e shtetasit R.D, 69 vjeç në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *