Grabitën dy dyqane celularësh. Pranga autorëve, në kërkim bashkëpunëtorët

Policia e Dibrës njofton për 2 grabitje të ndodhura në qytetin e Peshkopisë dhe në Maqellarë. Objektivi i vjedhjes kanë qenë 2 dyqane celularësh. Pas një pune intensive hetimore, policia ka arritur të identifikojë autorët. Në pranga janë vënë dy autorët, 19-vjeçari A.Ll dhe 30-vjeçari M.P., të dy banues në Bulqizë. Gjithashtu janë proceduar penalisht shtetasit K. V., dhe K. H., të dy 17 vjeç, dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një 53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhur ia kanë dhënë për qëllime përfitimi shtetasit M. P., ku ky i fundit i ka fshehur, me qëllim mosgjetjen e tyre nga kontrolli i policisë.

Po në vijim të hetimit, ka rezultuar se këta shtetas janë autorë dhe të vjedhjes së një dyqani celularësh në qytetin e Peshkopisë, ku kanë arritur të marrin disa celularë.

Njoftimi i policisë

Vijon puna intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të dyqaneve celularë të ndodhura në qytetin e Peshkopisë dhe në Maqellarë.

Vihen në pranga dy nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorë si dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të pronës të ndodhura më parë, si dhe kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, kanë organizuar punën dhe si rezultat  u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i dy vjedhjeve  dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve A.Ll., 19 vjeç, M. P., 30 vjeç banues në Bulqizë.

U proceduan penalisht shtetasit K. V., 17 vjeç, K. H., 17 vjeç; si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit R. Xh., K. Sh., banues në Bulqizë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me një tjetrin,  në Maqellarë kanë vjedhur me thyerje një dyqan celularësh në pronësi të një  53-vjeçari, dhe më pas celularët e vjedhur ia kanë dhënë për qëllime përfitimi  shtetasit M. P., ku ky i fundit i ka fshehur, me qëllim  mosgjetjen e tyre nga kontrolli i Policisë.

Po në vijim të hetimit, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur janë autorë dhe të vjedhjes së një dyqani celularësh në qytetin e Peshkopisë, ku kanë arritur të marrin disa celularë.

Janë sekuestruar nga Policia sendet e gjetura të vjedhura nga autorët dhe dy automjete me të cilët udhëtonin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Vijon puna intensive për dokumentimin e disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë ku dyshohet se janë të implikuar shtetasit e lartëpërmendur.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *