Grabiten dy të moshuar në Vermosh, autorët i lidhin dhe…

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Vermosh të Malësisë së Madhe.

Burime për median bëjnë me dije se dy të moshuar janë lidhur e plaçkitur në shtëpinë e tyre gjatë orëve të natës nga persona të panjohur. Pre e grabitjes ka rënë shtetasi Tom Tinaj së bashku me bashkëshorten.

Grabitësit, pas largimit nga Vermoshi mësohet se kanë pësuar aksident me automjetin e tyre dhe në fshatin Selcë kanë marrë një automjet tjetër nën kërcënimin e armës duke u drejtuar drejt pikës kufitare të Grabomit.

Sakaq, kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi. Polica ndodhet në vendngjarje, si dhe po punon për zbardhjen e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *