Grabitën Kadastrën e Vlorës, merret vendimi për zyrtarët e përfshirë

Gjykata ka dhënë masa të ndryshme arresti për zyrtarët e Këshillit të Qarkut të Vlorës dhe bashkëpunëtoritn e tyre që grabitën dokumentet e Kadastrës

Për Bardhyl Gjikën, drejtor i AMTP pranë qarkut, është vendosur arrest me burg. Për Kreshnik Minon, specialist pranë këtij institucioni është dhënë detyrim paraqitjeje.

Për shtetasin Spiro Duni, masa pritet të jepet në spitalin rajonal të Vlorës ku ndodhet për shkaqe shëndetësore. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i dokumenteve zyrtare.

Trupa gjykues ka qënë: Gjyqtar Enkel Peza, prokuror Alfredo Sali.

Rikujtojmë që ata u arrestuan 3 ditë më parë për falsifikim dokumentacioni për disa prona në Dhërmi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *