Grabitën shtëpinë e biznesmenit Nazmi Çangu, hajdutët amatorë lënë prova

Shtëpia e biznesmenit Nazmi Çangu u grabit dhe dhunua në mënyrë barbare, por duket se hajdutët nuk kanë aq profesionistë sa duken. Mësohet se ata kanë harruar një kapele në banesë. Në kapele janë gjetur material flokësh dhe djersë, gjurmë AND-je që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.

Sot janë shoqëruar mbi 30 persona për tu pyetur, kryesisht kontigjent kriminal të zonës së Krujës. Vetë Çangu tregoi se nga zëri dhe dialekti, grabitësit e maskuar si policë ishin nga Malësia e Krujës.

Biznesmeni është dërguar sërish në spital pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *