Organizatori i grabitjes së argjendarisë që ndodhi pasditen e djeshme në Gjirokastër, ka qënë ish-burri i njërës prej shitëseve në këtë dyqan, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Persona të armatosur me kallash hynë brenda në argjendari, ku dyshohet se kanë marrë një sasi të madhe sendesh me vlerë, që kanë qenë në banak.
Personi i cili dyshohet si organizator është Armando Mevlani, ish-burri i njërës prej shitëseve në këtë dyqan.
Duke patur informacione lidhur me biznesin në fjalë, ai nuk ka qënë i pranishëm, por ka shërbyer si organizator.
Lidhur me këtë rast, blutë e Gjirokastrës po punojnë për kapjen e autorëve, ndërsa nuk ka ende një bilanc të qartë për vlerën e sendeve të vjedhura.