Grabitet argjendaria në Vlorë, raportohet për të shtëna me armë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:00, ku një person i armatosur ka hyrë në një argjendari duke kryer grabitjen.

Ndërkohë mësohet se është qëlluar edhe me armë zjarri, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por ka shkaktuar panik tek qytetarët.

Pasi ka kryer grabitjen, autori është parë të largohet me nje arme dhe me një çantë, ku mendohet se kishte sende me vlerë. Policia ka arrestuar një person, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *