Grabitet biznesi në Sarandë, autorët vjedhin kasafortën dhe një shumë parash

Një biznes është grabitur gjatë natës  në Sarandë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në biznesin në pronësi të shtetasit me iniciale P. D., ku persona të paidentifikuar i kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D.,  62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *