Një butik rrobash është grabitur këtë pasdite në Fier.
Mësohet se hajduti ka marrë rroba dhe atlete që kapin një shifër të konsiderueshme lekësh. Për të hyrë në butik, i riu ka thyer xhamin e butikut dhe është futur brenda.
Lidhur me ngjarjen, pronari i butikut pohon se grabitësi ende nuk është gjetur.