Një karburant në qytetin e Lezhës ka rënë pre e grabitjes. Autorët të maskuar dhe të armatosur kanë arritur që të marrin xhiron ditore. Bëhet fjalë për një shumë rreth 100 mijë lekë.
Mësohet se autorët kishin pistoletë dhe një shkop bejsbolli. Sapo kanë marrë xhiron ditore janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesit me qëllim identifikimin e autorëve.
“Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Lezhë-Tiranë, dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.