Pasditen e së hënës Posta Shqiptare në Kamzë është grabitur me armë zjarri.
Autorët kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij./Priza.al