Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në një karburant në Fllakë të Durrësit. Autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar. Ata kanë hyrë në karburant rreth orës 09:00 dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të marrin paratë e xhiros ditore. Pasi kanë marrë shumën ditore të karburantit, autorët janë larguar.
NJOFTIMI I PLOTË:
Durrës / Informacion paraprak Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë, në sheshpushimin e një karburanti, dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.
/Priza.al/