Një banesë në një zonë mjaft të populluar në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një 53-vjeçareje dhe kanë marrë prej aty një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish.
Denoncimi është bërë nga pronarja e shtepisë M.Veneti, e cila pasi ka konstatuar vjedhjen, ka njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet.