Një dyqan është grabitur në Durrës.
Mësohet se shtetasi me iniciale Sh. Z., 28 vjeç, i ka grabitur shitëse së dyqanit një shumë prej 45.000 lekë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë. Po punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.