Një farmaci ka rënë pre e grabitjes gjatë natës në Tiranë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur përballë Ministrisë së Drejtësisë, në kryeqytet.
Policia ka identifikuar autorët, ndërsa po punohet për kapjen e tyre.
Sakaq,mësohet se në farmaci janë marrë 10 mijë lekë.