Grabitet një furgon mallrash në Fushë Krujë, autorët e maskuar nxjerrin shoferin nga mjeti…

Grabitet nën kërcënimin e armës një furgon në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Thumanës.

Tre persona të maskuar, me armë në duar, kanë ndaluar një mjet që transportonte mallra.

Pas njoftimit, policia ushtroi kontrolle dhe u vu në drejtim te mjetit, duke e gjetur të braktisur në një fshat të Kurbinit.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehjes së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *