Grabitet Posta Shqiptare, të maskuarit marrin 2 mln lekë dhe largohen me biçikletë

Dy persona të paidentifikuar kanë bërë një grabitje ditën e sotme në postën në Babrru ku kanë hyrë dhe kanë marrë me forcë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Policia e Tiranës po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *