Grabiti para, arrestohet i riu në Vlorë/ Shpallet në kërkim19-vjeçari

Arrestohet 30-vjeçari S.H., në Vlorë, autor i disa grabitjeve. Në një njoftim zyrtar, policia e Vlorës, ka njoftuar se 30-vjeçari i ka grabitur një shumë parash një shtetaseje në lagjen “28 Nëntori”, ngjarje kjo e ndodhur më 31.03.2023.

Gjithashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim edhe 19-vjeçari SXh.H., pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në lagjen “Pavarësia”.

NJOFTIMI: DVP Vlorë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 31.03.2023, i ka vjedhur një shumë parash, një shtetaseje, në lagjen “28 Nëntori”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u shpall në kërkim shtetasi Xh. H., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan, në lagjen “Pavarësia”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *