Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, akuzohet se më 27 korrik, vrau taksistin Kosta Tsakalo, 60 vjeç. Ngjarja ndodhi në Kapeleto, Ilia.
Ai kishte hyre në banesën e taksistit dhe pasi e kishte qëlluar me këmbën e një e karrigeje, grabiti banesën e tij. Ai u kap në një kafene të zonës ne tentative për t’u larguar nga Ilea.
Gjatë kontrollit që policia ushtroi ndaj tij dhe në banesën ku ai jetonte, u gjetën sende që e lidhin me vrasjen.
/Priza.al/