Grabitja e 3 mln lekëve në Tiranë/Pas vjedhjes së kambistit, ‘skifterët’ u ‘lutën’ te Kisha e Laçit

Grabitja e kambistit mëngjesin e 4 majit në Tiranë, duket se ka marrë një tjetër rrjedhë. Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me këtë rast, ku dy persona janë në kërkim dhe një i tretë është arrestuar. Dy grabitësit, pasi kanë marrë paratë, i kanë fshehur e më tej janë drejtuar për në Kishën e Laçit, shkruan ‘shqiptarja.com’. Dy persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën 30 milionë lekë një qytetari të identifikuar si Qani Zili, 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare te një pikë valute.

Me të hyrë në ‘Rrugën e Kavajës’, ai është ndaluar nga autorët, të cilët ishin të maskuar me skafandra, e kanë goditur me sqepar dhe e kanë kërcënuar që t’ju jepte paratë.

Pas grabitjes ata kanë fshehur lekët diku, dhe kanë shkuar në kishën e Laçit. Më tej ata kanë telefonuar shokun e tyre, Roni Spaho, të shkonte të merrte lekët. Por kur ky i fundit shkoi të marrë çantën me lekë, policia i kish gjetur e para dhe ishte në survejim se kush do afrohej. Dy autorët në kërkim, M. Basha dhe M. Gjonpalaj, janë persona me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë që Roni Spaho është lënë në burg.

Personi i grabitur, Qani Zili, 55-vjeç, gjashtë ditë më parë po transportonte një sasi të konsiderueshme parash nga një exchange, kur dy persona iu afruan dhe fillimisht e goditën. Më pas, morën çantën me para dhe u larguan në drejtim të paditur në këmbë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *