Analisti Andi Bushati komentoi deklaratën e Ramës se gjithçka që po del në pah rreth punonjësve zyrtarë dhe kjo është falë rezultateve të reformës në drejtësi.
I ftuar në emisionin “Now” ai tha se nuk është reforma në drejtësi ajo që nxori në pah vjedhjen e zyrtares së shtetit, por pastruesja e në këto kushte nuk kemi pse flasim për reformë në drejtësi.
“Po ta kishte [kryeministri statusin në Twitter] për pastruesen, çfarë lidhje ka reforma në drejtësi aty se një zyrtare e shtetit grabitet nga një ditëzezë. Ku është reforma? I nxori pastruesja lekët, nuk i nxorën heronjtë e fëmijëve të Yuri Kimit”, u shpreh Bushati duke iu referuar kështu deklaratës së ambasadores se prokurorët e SPAK do të jenë heronjtë e fëmijëve.
“Ishte një pastruese vjedhëse që shkoi vodhi, shumë inteligjente se nuk do të vjedhin ty dhe mua, e di çdo njeri se ku janë lekët sot. Pastruesja bravo i qoftë, inteligjente”, deklaroi Bushati.