Grabitja e banesës në Klos/ Familjarët: Grabitësit kanë lënë me fraktura të rënda djalin, nënën e kanë torturuar

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen në fshatin Dom të Klosit.

Të afërmit e familjes së cilëve iu grabitën 8 mijë eurosh dhe 1 milion lekë brenda banesës, rrëfejnë se 5 persona të maskuar dhe të armatosur kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë vjedhur shumën e parave.

E rëndë bëhet akoma dhe më shumë situata, pasi grabitësit i kanë shkaktuar djalit të familjes fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nënës po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tregoi një prej të afërmve.

Grabitje me armë në Klos, vidhen 8 mijë euro

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *