Grabitja e banesës së Nazmi Çangut/ Ja kush është arrestuar dhe shpallur në kërkim nga policia…

Policia e Krujës, Tiranës dhe ajo e Durrësit kanë zhvilluar një operacion të përbashkët për kapjen e personave të përfshirë në ngjarje kriminale. Operacioni, i asistuar edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ka nisur fill pasi Prokuroria e Krujës ka lëshuar 7 urdhër-arresti, 2 prej të cilave mësohet se kanë të bëjnë lidhur me ngjarjen e Niklës.

Në pranga ka përfunduar Saimir Kuçi, i cili dyshohet se ka pasur dijeni lidhur me grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Në banesën e Saimir Kuçit, janë gjetur bllokues valësh dhe drogë. Por po ashtu, urdhërndalimi është lëshuar edhe për të afërmin e tij me dy mbiemra, Artan Kurti (Lleshi). Po gjithashtu i njëjti person njohet edhe si Artan Prenga. Të dy këto persona janë të njohur për policinë pasi janë më precedent penal për vjedhje, plagosje dhe trafik droge.

Disa ditë më parë policia kishte identifikuar nga AND-ja në kapele një prej personave të përfshirë në grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu. Bëhej fjalë për një person nga Laçi por që jetonte në Tiranë, megjithatë emri i tij ende nuk dihet. Një aksion i ngjashëm ishte zhvilluar edhe pak ditë më parë, por i dyshuari nga Laçi kishte mundur që t’i shpëtonte Policisë.

Më 24 tetor pak pas mesnate në Nikël të Fushë Krujës, persona të maskuar janë futur brenda banesës së biznesmenit për të grabitur ku kanë dhunuar edhe Nazmi Çangun dhe terrorizuar familjen e tij. Pas dhunës së ushtruar autorët kanë vjedhur mbi 120 mijë euro para të future në kasafortë dhe më pas janë larguar duke lënë plot prova në vendin e ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *