Grabitja e bankës në Koplik, policia ngre helikopterët për gjetjen e autorëve

Prej mëse 2 orë shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve të grabitjes së bankës së nivelit të dytë në Koplik, ngjarje e ndodhur rreth orës 14:00.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupe të FNSH Shkodër. Gjithashtu policia tha se janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kërkim të autorëve pervec forcave të FNSH, policia po patrullon zonën edhe me helikopter, sic shihet nga pamjet e siguruara nga TCH. Autorët janë drejtuar drejt fshatrave kufitare me Malin e Zi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *