Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu, policia e Durrësit, Tiranës dhe Krujës aksion pas 10 urdhër-arresteve të lëshuara nga prokuroria e Krujës

Grabitja e biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë duket se po shkon drejt zbardhjes së plotë. Policia e Durrësit, Tiranës dhe Krujës kanë zhvilluar aksione në qytetet respektive pasi Prokuroria e Krujës ka lëshuar 10 urdhër-arreste për personat të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në grabitjen e vilës së biznesmenit.

Sipas burimeve nga policia, deri më tani është bërë arrestimi i një personi në Tiranë por ende nuk është bërë identifikimi i tij.

Ngjarja ka ndodhur më datë 24 tetor në orën 01:00 të mëngjesit, ku 10 persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe pasi kanë kyçur në një dhomë gruan dhe 4 fëmijët e biznesit, i janë drejtuar atij duke e dhunuar për t’i dhënë çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë. Duke qenë se Nazmi Çungu nuk ka pranuar të tregojë se ku është çelësi i kasafortës, ata e kanë rrahur, i kanë gjuajtur me qytën e armëve dhe e kanë lidhur duke i prerë gishtin duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup. Ajo që mbeti pas ishte një njeri i mavijosur në fytyrë dhe trup dhe një krevat i larë në gjak.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *