Grabitja e postës në Babrru/ Përse Ervin Bushati e anuloi tenderin për ruajtjen e godinave?

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur disa ditë më parë në Tiranë ku një nga pikat e Postës Shqiptare u grabit nga dy të mitur, të cilët vetëm pak ditë më pas u vendosën ën pranga.

Në kuadër të operacionit “Filiali” u arrestuan R. S., 15 vjeç dhe E. L., 17 vjeç, të cilët grabitën 200 mijë lekë nga filiali i postës në Babrru të Tiranës, ndërsa sipas policisë ata kanë kërcënuar punonjësit me armë lodër dhe më pas janë larguar.

Bëhet me dije se drejtori i ri i postës shqiptare, ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka anuluar tenderin për ruajtjen e godinave të Postës në Shqipëri.

Nuk dihen arsyet e anulimit të këtij tenderi i cili ofron sigurinë e objekteve të postës shqiptare në të cilën ndodhen shuma të ndryshme parash.

Tani që është edhe fundviti ku qindra pensionist marrin paratë e tyre janë të pasigurt, kjo për shkak të anulimit të këtij tenderi i cili ofronte sigurinë e godinave dhe qytetarëve.

Posta Shqiptare është një ndër institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, nuk dihet përse kjo neglizhencë apo “frikë” nga ana e drejtorit të Postës Shqiptare. Tashmë godinat e postave janë të paruajtura dhe kjo vjen për shkak të anulimit të këtij tenderi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *