Grabitja e telefonave dhe laptopëve në Suedi! Shiten në Shqipëri, fitimet shkojnë deri në 58 milionë euro

Suedia është duke hetuar një ngjarje e cila është kthyer në një shqetësim të madh për vendin. Bëhet fjalë për kamionë të mbushur me celularë dhe laptopë, vidhen dhe më pas shiten në vendet e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri, Serbi dhe Kroaci. Në shkurt të vitit 2021, një kamion nga Evropa Juglindore u ngarkua me telefona celularë që ishin vjedhur nga kamionët suedezë. Disa ditë më vonë, policia zbulon se si telefonat celularë përdoren në Kroaci, Serbi dhe Shqipëri. Sipas policisë suedeze, dëmi i kësaj vjedhjeje shkon deri në 600 milionë SEK ose përafërsisht 58 mln euro në vit

Një muaj më vonë, i njëjti kamion ngarkohet me 100 laptopë të vjedhur nga një kamion tjetër në Suedi. Por këtë herë policia e ndjek dhe ndalon kamionin në portin e Trelleborg. Shoferi dënohet me një vit burg.

“Ne shohim një qarkullim shumë të shpejtë të mallrave që nga momenti kur ato vidhen, vijnë në qendrën e pritjes, ku një kamion nga vendet e tjera ngarkohet dhe bëhet gati për të dalë jashtë vendit” shprehet prokurori Mårten Alvinsson.

Deri më tani janë rreth 20 persona të dyshuar në të gjitha nivelet që nisin me vjedhjet celularëve, laptopëve dhe apo edhe video lojërave.

“Njerëzit e zakonshëm duhet të mendojnë se çfarë mallrash blejnë, nga kush blejnë dhe në çfarë rrethanash, thotë prokurori i dhomës Mårten Alvinsson. “Nëse e blini në një parking, nëpërmjet Blocket ose Tradera, duhet të pyesni veten: Kush është personi që takoj? Është shumë e rëndësishme të kontrolloni përpara se të blini diçka” thotë Mikael Björk, drejtuesi i policisë suedeze.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *