Pas lajmit të publikuar në media se një farmaci është grabitur nën kërcënimin në zonën e Xhamllikut në kryeqytet ka reaguar Policia e Shtetit, e cila se thekson se gjithçka është një lajm i rremë.
Policia në reagim thekson se në xhamin e farmacisë ka një shenjë, e shkaktuar nga një sferë e armëve me ajër. Nga mbikëqyrja e kamerave nuk ka të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.
Njoftimi i Policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë.
Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje).
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.