Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin në lidhje me grabitjen e Rinasit.
Burime për median bëjnë me dije se Gjykata ka dënuar me 20 vite burg Klement Çalën dhe Eldi Çalën me 17 vite burg.
Anëtarët e tjerë të bandës, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe i penduari i drejtësisë Alkond Begasi do të dënohen me nga17 vite burgim.
Kujtojmë se në grabitjen e 9 prillit 2019 u vodhën 6 milion euro, ku i vrarë mbeti edhe Admir Murataj që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes.