Detaje rrënqethëse janë zbuluar nga vrasja mizore e 20-vjeçares Caroline Crouch në Greqi. Kryetari i Shoqatës së zyrtarëve policorë të Atikës Juglindore, George Kalliakamanis tha se policët kanë gjetur pranë 20-vjeçares, foshnjën e saj 11-mujshe e cila përpiqej që ta zgjonte.
Polici, thekson se është shokuar nga ajo që ka parë brenda shtëpisë ku burri ishte i lidhur, nëna 20-vjeçare pa shenja jete në dysheme, e foshnja e saj vajzë nuk po qante, por po përpiqej të zgjonte të ëmën.
Tronditëse është dhe ajo që i ka ndodhur bashkëshortit të viktimës. Sipas raportimeve, i traumatizuar nga ajo që ka parë, atij i kishin humbur ndjenjat. Gjithashtu mediat bëjnë me dije se grabitësit para se të vrisnin nënën, i kanë drejtuar armën foshnjës duke kërcënuar prindërit e saj që të tregojnë ku i kanë paratë.